Milloshoski kërkon debat publik për marrëdhëniet me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani që në Kuvend të organizohet debat publik për negociatat mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Në vend të detajeve për negociatat maqedonase-bullgare, udhëzuesve dhe anekseve të njihen nga deputetë dhe ministrat në Sofje, është mirë që Qeveria në këtë temë të pranojë diskutim publik në Kuvend, në shtëpinë përfaqësuese të qytetarëve, kurse është në interes të demokracisë dhe shtetit”.

“Kërkoj, sepse deputetët kanë kompetenca që të jen kontrollor të pushtetit ekzekutiv, deri tek Komisioni t’i dërgoni përgjigjet ndaj kërkesave bullgare të njohura si “Plani 5+1”, të cilat pala maqedonase i dorëzoi deri tek Sofja zyrtare në dhjetor të vitit 2021”, shkruan Milloshoski në kërkesën e tij.

Ndërkaq, kjo kërkesë vjen derisa në Bullgari është duke u zhvilluar seanca e përbashkët qeveritare mes të dyja vendeve.

Advertisement

The post Milloshoski kërkon debat publik për marrëdhëniet me Bullgarinë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy