Temperaturat deri në -10 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Temperaturat deri në -10 gradë Celsius, parashikimi i motit për ditën e sotme
Moti i ftohtë dhe i acartë do të vijojë edhe për ditën e sotme mbi vendin tonë.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por nuk do të mungojnë vranësirat e pakta kalimtare kryesisht në relievet malore.
Ajo që vlen për tu theksuar është se ashtu si sot edhe për ditën e nesërme parashikohen ngrica të forta përgjatë akseve rrugore (kryesisht ato malore dhe kodrinore) për shkak të temperaturave negative.
Era do të fryjë e ftohtë veriore por relativisht më pak e fortë (krahasuar me sot) me intensitet mesatar 1-7m/s dhe hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 10-12m/s.
Temperaturat në vlerat minimale parashikohen me një rënie (të lehtë) të mëtejshme, ndryshe nga ato të mesditës të cilat për shkak dhe rënies së itensitetit të erës parashikohen me një rritje të lehtë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -10 deri 2°C
në zona e ulëta -7 deri 8°C
në zona bregdetare -3 deri 9°C

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy