Kovaçevski: Reagimi në kohë ka penguar përhapjen e zjarrit në Manastir

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se mbrëmë vonë ka pasur një bisedë telefonike me kryetarin e Komunës së Manastirit, Toni Konjanovski, për t’u informuar për gjendjen me zjarrin në fabrikën “Zhito Bitola”.

“Ministri Spasovski dhe drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov janë në komunikim të vazhdueshëm me komunën, ndërsa ekipet e MPB-së kanë ofruar mbështetje me kohë për lokalizimin e zjarrit.

Reagimi me kohë dhe i koordinuar parandaloi përhapjen e zjarrit dhe shkaktimin e më shumë dëmeve”, ka shkruar Kovaçevski.

Dje në orën 17:00 shpërtheu një zjarr në fabrikën për bukë në Manastir./Telegrafi/

Advertisement

The post Kovaçevski: Reagimi në kohë ka penguar përhapjen e zjarrit në Manastir appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy