Recitoi fjalën e urtë në televizion,  gazetarja turke arrestohet për fyerje ndaj Erdogan

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Recitoi fjalën e urtë në televizion,  gazetarja turke arrestohet për fyerje ndaj Erdogan

Gazetarja turke, Sedef Kabas është arrestuar ditën e shtunë siaps raportimeve nga mediat e huaja me një vendim gjykate ku akuzohej se ka vënë në shënjestër presidentin Rexhep Taip Erdogan përmes një recitimi të një fjale të urtë.

Në vijmësi të akuzës, recitimi përmbante një ofezë të hapur ndaj presidentit ndërsa akuza parashikon një dënim me burg nga një deri në katër vjet.

“Ka një fjalë të urtë shumë të famshme që thotë se një kokë e kurorëzuar bëhet më e mençur. Por ne e shohim se nuk është e vërtetë”, tha ajo në kanalin Tele1. “Një dem nuk bëhet mbret vetëm duke hyrë në pallat, por pallati bëhet një hambar.”

Ajo gjithashtu postoi më vonë citimin në Twitter. Kryezëdhënësi i Erdoganit, Fahrettin Altun i përshkroi komentet e saj si “të papërgjegjshme”.

Advertisement

“Një e ashtuquajtur gazetare po fyen hapur presidentin tonë në një kanal televiziv që nuk ka qëllim tjetër përveç përhapjes së urrejtjes”, shkroi ai në Twitter.

Policia e ndaloi Kabas rreth orës 2 të mëngjesit dhe e çoi së pari në stacionin kryesor të policisë së Stambollit përpara se ta transferonte në gjykatën kryesore të qytetit, ku një gjykatë më pas vendosi në favor të arrestimit të saj zyrtar, tha transmetuesi.

Merdan Yanardag, kryeredaktor i kanalit Tele 1 në të cilin Kabas bëri komentin, kritikoi ashpër arrestimin e saj.

“Arrestimi i saj brenda natës në orën 2 të mëngjesit për shkak të një proverb është i papranueshëm”, shkroi ai në Twitter. “Ky qëndrim është një përpjekje për të frikësuar gazetarët, mediat dhe shoqërinë.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy