Lihet në burg 58-vjeçari Fetah Marra,burri që akuzohet se mbyti dhe hodhi në një kanal në fshatin Kozare 63-vjeçaren Fatime Suli, komshija dhe njekohesisht krushka e tij.
Autori i dyshuar i krimit është përballur kete te shtune me togat e zeza të Gjykatës së Beratit,për tu njohur me masën sigurisë.Gjatë një seance që zgjati rreth 60-minuta,prokurori Elidon Hyseni,në bazë të provave të grumbulluara ka kërkuar vlerësimin “të ligjshëm” të arrestimit të tij dhe caktimi e masës së sigurisë “arrest në burg” pa afat.Gjyqtarja Matilda Llangozi,pasi u njoh me provat e organit të akuzës,e cilësoi “të ligjshëm” arrestimin e 58-vjeçarit dhe caktoi për vrasësin Fetah Marra masën e sigurisë “arrest në burg” pa afat.
Idris Kazazi,avokati i vrasësit,i caktuar nga shteti,ka deklaruar se vrasësi e ka pranuar krimim dhe ka shprehur pendesë.Në lidhje me faktin që gruaja u gjet gjysëm e zhveshur në kanal,vrasësi ka deklaruar se në momentin e tërheqjes zvarrë për ta hedhur në kanal,i janë hequr tutat.
Familjarët dhe të afërmit të familjes Suli në fshatin Moravë janë dyshues në lidhje me shkaqet e vërteta të vrasjes,duke shkuar edhe më tej kur akuzojnë vrasësin se mund të ketë dashur të abuzojë me gruan 63-vjeçe.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 20 Janarit në lagjen “Havaleas” në fshatin Kozare.63-vjeçarja Fatime Suli u gjet e vdekur në një kanal,gjysëm e zhveshur dhe e mbuluar me gjethe e rrozga.Familjarët e saj e kishin kërkuar prej disa orësh dhe pasi nuk e kishin gjetur kishin njoftuar për ndihmë policinë.Vetëm pas rreth 1-orë kërkimesh,gruaja 63-vjeçe u gjet në një kanal,rreth 1 km larg banesës saj.Viktima Fatime Suli u transportua drejt Morgut të Spitalit Rajonal Berat,ku pas kryerjes së autopsisë mjeko-ligjore,rezultoi se shkaku i vdekjes së 63-vjeçares ishte asfiksimi nga mbytja me duar.Konfirmimi i vrasjes së gruas vuri në lëvizje policinë e Beratit,për të identifikuar dhe arrestuar autorin e kësaj ngjarjeje të rëndë.Pas pyetjes së dëshmitarëve në vendngjarje si dhe vëzhgimit të disa kamerave në bizneset përreth,u bë i mundur arrestimi i autorit të vrasjes,58-vjeçarit Fetah Marra,që rezulton të jetë komshiu dhe krushku i viktimës.Autori i vrasjes e pranoi krimin e rëndë por nuk ka dhënë detaje në lidhje me faktin pse gruaja ishte gjysëm e zhveshur në kanal.