![Pak kohë pas arrestimit, Lefter Koka shfaq probleme shëndetësore/ Transferohet në spital](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2016/09/foreste-albania-300x244.jpg)
Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i arrestuar pak kohë më parë ka përfunduar në spital.
Mësohet se ish ministri Koka është shtruar në spitalin e Burgjeve. Ai është transferuar pasditen e djeshme në ambientet e spitalit të burgut, pasi ka shfaqur çrregullime të sistemit kardiak.
Advertisement
Lefter Koka u arrestua me 14 dhjetor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.