Acari pllakos mbi Shqipëri/ Temperaturat në zonat malore, deri në minus 15 gradë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Acari pllakos mbi Shqipëri/ Temperaturat në zonat malore, deri në minus 15 gradë

Masat e ftohta ajrore do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë këtyre ditëve.

 

Ulja e temperaturave do të fillojë në fundjavë dhe do të arrijë pikun në dy ditët e para të javës që vjen. Temperaturat pritet të arrijnë deri në -15 gradë celsius në zonat malore.

 

Advertisement

ADIOLA BAMI
METEOROLOGE, METEOALB

“Gjatë orëve te pasdites do të kemi masa ajrore me origjinë polare, të cilat do të sjellin rënie të ndejshme të temperaturave. Rënie më të ndjeshme do të jetë mëngjesi i ditës së shtunë ku pritet që vlerat termike të zbresin në -10 gradë në zonat malore verilindje dhe juglindje ndërsa në orët e mesditës deri ne 8 gradë celsius. Rënia do të vijojë edhe ditën e diel por ditët më të ftohta do të jenë e hëna dhe e marta ku në zonat malore pritet temperatura deri ne -15 gradë celsius. Në zonat lindore do te mbeten në vlera negative. Ndërsa zonat e ulëta dhe bregdetare pritet të luhaten nga -4 deri ne -6 gradë celsius.”

 

Ulja e temperaturave do të shoqërohet me kthjellime dhe acar, si dhe me reshje dëbore vetëm në verilindje dhe juglindje të vendit.

Advertisement

 

ADIOLA BAMI
METEOROLOGE, METEOALB

“Gjatë orëve të pasdites do të kemi qarkullim të masave të ajrit nga veriu i kontinentit, i cili do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave, por do të kemi përmirësim të kushteve të motit dhe reshjet do zhvendosen drejt zonave lindoren. Për këtë arsye, kryeqyteti s’do të ketë reshje dëbore vetëm momente të shkurtra me flokë dëbore në zonën e Dajtit.”

 

Advertisement

Temperaturat e ulëta do të vijojnë përgjatë gjithë javës së fundit të janarit, të shoqëruara kryesisht me mot me diell.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy