Vijon ndikimi i motit të kthjellët dhe vranësirave kalimtare në vendin tonë, ku më të theksuara kthjellimet do jenë në zonat malore dhe luginat e lumenjve do kenë mjegull të dukshme.
Mesdita sjell zhvendosje të vranësirave drejt kufirit lindor duke lënë me kthjellime vijën bregdetare. Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes por edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga –7°C deri në 13°C.
Advertisement
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim të ulët.