Rriten import-eksportet/ Viti 2021 shënoi tregues pozitivë pas periudhës së vështirë të pandemisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rriten import-eksportet/ Viti 2021 shënoi tregues pozitivë pas periudhës së vështirë të pandemisë

2021 u mbyll me një tregues pozitiv. Eksportet një element i rëndësishëm për ekonominë u rritën me shpejtësi në vitin që lamë pas, duke ju rikthyer normalitetit të para pandemisë.

 

Referuar të dhënave zyrtare të INSTAT, eksportet arritën vlerën e 370 mld leke ose 35 .6% më shumë se 2020 që ishte një vit pandemik. Mallrat që dominuan eksportet gjatë dhjetorit janë minerale/lëndë djegëse, tekstile/këpucë nga sektori fason dhe materialet e ndërtimit.

 

Advertisement

Ndërkohë që importet shënuar një shifër rekord prej 800 mld lekë ose 32.3 % më shumë se një vit më parë. Kjo tendencë e lartë e importeve është konstatuar edhe nga drejtoria e doganave e cila për gjatë gjihe vitti ka patur zhdoganime rekord të mallrave kryesore, zhdoganime të cilat kanë rritur të ardhura të cilat kanë tejkaluar edhe parashikimet vjetore të këtij institucioni.

Shqipëria importoi më së shumti gaz, karburant e energji elektrike, pasuar nga materialet e ndërtimit dhe ushqimet. Vendet europiane mbeten partneret kryesore në import/ eksportet. Gjatë viti që lamë pas 72 % të eksporteve janë kryer drejt vendet evropiane. E njëjta tendencë mbetet edhe për importet me 50% të lerës. Shtetet nga ku kemi importuar më shumë Greqia, Italia dhe Turqia.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy