Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Këmishtaj në Divjakë, ku një 29-vjeçar ka humbur jetën.
Shtetasi A.D. 29 vjeç i cili teksa po udhëtonte me mjetin e tij tip “Audi” ka përplasur motorin tip “ Yahama” dhe për pasoja ka ndërruar jetë shoferi K.Xh gjithashtu 29 vjeç.
Advertisement
“Sot rreth orës 11:00, në fshatin Këmishtaj, shtetasi A. D., 29 vjeç, banues në Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Audi” është përplasur me motomjetin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin K. Xh., 29 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.