Policia kufitare në Rinas ka arrestuar një 51-vjeçar është arrestuar pasi është kapur me armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak me vete.
Policia njofton se kanë kaluar për kontroll më të imtësishëm, valixhen e shtetasit Renato Hajmeli, i cili ishte nisur nga SHBA për në Shqipëri.
Advertisement
Gjatë kontrollit në valixhen e këtij shtetasi, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë dhe 125 fishekë. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Rinas u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Armëmbatja pa leje”.
Advertisement