Zbardhen detaje nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve që po mbahet në selinë blu.
Mësohet se kryetarët e degëve të Partisë Demokratike i kanë kërkuar krtedemokratit, Lulzim Basha të dalë në terren dhe të takoje demokratët. Sipas burimeve nga mbledhja, kryetarët e degëve kanë kërkuar që të gjithë të dalin në terren për të komunikuar me strukturat përfshirë edhe kryetarin, e sipas tyre nuk duhet të rrihet më nepër zyra. Këtë kërkesë disa prej kryetarëve të degëve e kanë bërë për Kryetarin, nënkryetarët, Sekretarin, Kryesinë, deputetët.
Kryetarët e degëve thonë se është domosdoshmëri për situatën në të cilën ndodhet PD, të dilet terren. Sipas burimeve kërkesës se disa prej kryetareve të degeve te PD-se për të dalë në terren, kryetari i PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur pozitivisht, për të dalë e për të takuar strukturën.
Krerët e degeve që i kanë kërkuar Bashes të dalë në bazë janë:
Lefter Geshtenja -Dega 7, Tirane
Agron Kapllanaj – Dega Fier
Isa Sakja – Dega Kavaje
Xhevdet Amulli – Dega Shkoder