Rikthehen rreshjet e dëborës në zonat malore të qarkut Korçës.
Rreshjet me të dendura kanë qënë Dardhë, Voskopojë, Arrëz, Nikolicë dhe Qytezë aty ku trashësia e deborës shkon nga 5- 10 cm. Aksi rrugor nga Boboshtica në Dardhë është i kalueshëm vendë – vëndë kërkohet përdorimi i zinxhirëve.
Advertisement
Policia rrugore nuk lejon asnjë mjet të kalojë në këtë aks të pajisur me goma dimërore ose me zinxhirë. Pa probleme kalimi është në aksin rrugor Voskop -Voskopojë atje ku trashësia e dëborës është 5 cm. Me probleme paraqiten akset rrugore të Devollit të sipërm, në vecanti Nikolica dhe Arrza aty ku trashësia e dëborës është më emadhe. Me probleme edhe aksi rrugor Shtyllë -Panarit.
Advertisement