Ish kryeministri Sali Berisha ka treguar arsyen pse u tërhoqën dje nga protesta.
Berisha thekson se arsyeja e vetme pse u tërhoqën ishte përdorimi i gazit losjellës dhe përkeqësimi i gjendjes së protestuesve.
“Shumë njërëz u shtrinë buzë “Lanës” për shkak të gazit. Në betejë kë një tërheqje kur shihet se është përdorur një lëndë kimike toksike dhe kjo ishte e vetmja arsye. Siç e patë unë isha këtu, vazhdova hodhën gaz diret tek unë, por kjo më motivon më shumë që ky mision të triumfojë”, tha Berisha.
Berisha tha se edhe nëse nuk do ndërhynte policia nuk do kishte asnjë viktimë.
“Asnjë viktimë nuk do kishte. A patë një njeri të armatosur. Asnjë. Ata janë punonjës të PD-së, janë deputetë të PD-së. I përgëzoj të gjithë ata deputetë të forcës sonë politike që refuzuan skenarin kurth të Lulzim bravës që kërkonte t’i përdorte mish për top”, tha Berisha.
Advertisement