Sulmi dhe dhuna në PD/ 34 të arrestuar, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka nën hetim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sulmi dhe dhuna në PD/ 34 të arrestuar, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka nën hetim

34 persona janë arrestuar dhe 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë për ngjarjet e ndodhura dje në Selinë e Partisë Demokratike.

 

Policia njofton se personat e arrestuar akuzohen për “Organizim dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Advertisement

Ndërkohë që Gazment Bardhi është nën hetim pasi akuzohen për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse dhe radioaktive” dhe “Stërvitja për prodhimin dhe përdorimin e paligjshëm të armëve e lëndëve të tjera të rrezikshme”. Flamur Noka, deputeti tjetër nën hetim për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

 

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 8 janar 2022. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Advertisement

Persona e arrestuar:

Shaban Halili, Gentjan Lamnica, Agron Gjura, Xhevahir Georgiev, Alban Zaimi, Arkimed Lushaj, Hajredin Gjura, Denis Luku, Valdrin Dervishaj, Arben Dervishaj, Orges Dervishaj, Qendrim Dervishaj, Arben Dervishaj, Selman Krasniqi, Albano Sotolaj, Ber Begeja, Duleman Marku, Mirash Rrathtori, Emiliano Çekini, Gjon Pepaj, Klavdo Çekini, Armando Çardaku, Agustin Pali, Oltion Zenelaj, Albi Peti, Arian Mezini, Ardian Myrto, Ylli Gosturani, Armando Alldervishi, Vendim Demaj, Afrim Deda, Sokol Ndreu, Orian Meta dhe Stivi Luku.

 

Personat nën hetim

Advertisement

Gazment Bardhi, Flamur Noka, Resul Fidani, Jurgen Rexhepi, Dritan Konda, Arif Bicprendi, Ergys Hoxha, Irel Elezi, Azem Çira, Dori Alikaj, Aleks Marku, Argjend Ferati, Ismail Ferati, Senad Gucija, Julzim Kokomani, Zyber Kokomani, Armand Lekgegaj dhe Gjok Nikolli.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy