Në një kohë që demokratet mbështetes të Berishës përgatiten të mblidhen në orën 12:00 para selisë blu për protesten që do të kulmojë me hyrjen në godinë, Lulzim Basha ka vijuar I qetë axhenden e takimeve me forumet e partisë.
Gazmend Bardhi, ka njoftuar drejtuesit e sekretariateve, anëtarët e Kolegjit të Kryetareve dhe anëtarët e Kryesise për takimet që do të zhvillohen sot në selinë blu.
Sipas njoftimit të shpërndarë, gjithcka do të nisë në orën 11:00 ku do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetareve dhe më pas program I punës I miratuar nga ky organ do të shkojë për miratim edhe në mbledhjen e Kryesisë së PD.
“Të nderuar Kryetarë,Të shtunën, datë 8 Janar, ora 11:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë, e cila do të mblidhet po atë ditë, shkruan në njoftim Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi”.
Advertisement
Kjo hapësire kohore korrespondon me mbledhjen e mbështetesve të Berishës jashtë selisë së PD, ndaj mbetet për tu parë se cfarë do të ndodhe gjatë protestes aq më tepër që ditët e fundit gjuha nga të dyja palët ka qënë e fortë, akuzuese dhe fyese.
Berisha pretendon se dyert e blinduara të vendosura nga Basha në selinë blu do të rrëzohen për tia kthyer selinë, demokrateve që e kanë atë shtëpinë e tyre ndërsa Basha ka akuzuar Berishen se po kërkon të dhunojë partine demokratike dhe po nxit konflikt mes demokrateve.