Një shtetas ka humbur jetën pasi makina me të cilën ai udhëtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal në aksin Shkodër-Velipojë.
Bëhetf jalë për një mjet “Range Rover” që ka qënë me shpejtësi dhe pasi ka marrfë përpara dhe barrierat anësore të rrugës, është përmbysur në kanal.
Advertisement
Viktima ende nuk është identifikuar.
Shkodër/ Informacion paraprak
AdvertisementMë datë 07.01.2022, në aksin rrugor, Shkodër-Velipojë, automjeti tip “Range Rover”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë drejtuesi i mjetit ende i paidentifikuar ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të kësaj dalje nga rruga.