Akuzohet për ngacmim seksual, prokuroria mbyll hetimet për ish-guvernatorin e Nju Jorkut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Akuzohet për ngacmim seksual, prokuroria mbyll hetimet për ish-guvernatorin e Nju Jorkut

Prokuroria e Nju Jorkut ka njoftuar të martën mbylljen e hetimeve për mungesë provash ndaj ish-guvernatorit Andrew Cuomo, i akuzuar për ngacmim seksual.

Ai dha dorëheqjen nga detyra në muajin gusht për shkak të akuzave të ngritura ndaj tij.

Hetimi filloi pas një ankese të paraqitur nga Brittany Commisso, ish-asistentja e Cuomo-s, e cila e akuzoi atë se i prekte gjoksin ndërsa ishin vetëm në zyrë. Nëse ai do shpallej fajtor nga gjykata do të dënohej me 12 muaj burg.

Prokurori, David Soares tha se kishte shqyrtuar të gjitha provat që i ishin vënë në dispozicion dhe kishte dëgjuar aktakuzën, por ende nuk kishte arritur të gjente element të mjaftueshëm për të nisur një veprim penal kundër Cuomos.

Advertisement

Në një konkluzion të ngjashëm kishin arritur javët e fundit edhe prokurorët e Nassaut dhe Westchesterit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy