Sondazhi: Republikanët dhe demokratët i shohin ndryshe ngjarjet e 6 janarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sondazhi: Republikanët dhe demokratët i shohin ndryshe ngjarjet e 6 janarit

Ishte një skenë përleshjesh aq të ashpra, sa që një oficer i policisë së Kapitolit e cilësoi sulmin e 6 janarit si nga periudha “mesjetare”. Më shumë se 100 oficerë policie u plagosën, disa të rrahur me armët e tyre. Megjithatë, gati një vit pas 6 janarit, vetëm një pakicë republikanësh mendojnë se sulmi ndaj Kapitolit, të kryer nga mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump, ishte shumë i dhunshëm.

Sipas një sondazhi të ri nga Associated Press dhe NORC, Qendra për Kërkimin e Çështjeve Publike, vetëm rreth 4 në 10 republikanë, e cilësojnë sulmin e 6 janarit si shumë, ose jashtëzakonisht të dhunshëm.

Rreth 3 në 10 republikanë thonë se sulmi nuk ishte i dhunshëm dhe rreth 3 në 10 thonë se ishte disi i dhunshëm.

“Nga sondazhi duket sikur republikanët mendojnë se gjërat kanë qenë paksa të tepruara. Ata kryesisht mendojnë se ngjarjet ishin disi të dhunshme, nëse mund të quhen të dhunshme dhe shumica mendojnë se nuk duan të shohin më shumë hetime. Nga ana tjetër, në mesin e amerikanëve, shumica e përgjithshme mendojnë se nevojiten më shumë hetime dhe se ngjarjet e 6 janarit ishin një veprim shumë i dhunshëm” thotë autorja e sondazhit të Associated Press, Emily Swanson.

Advertisement

Në përgjithësi, rreth dy të tretat e amerikanëve e përshkruajnë sulmi e 6 janarit si shumë, ose jashtëzakonisht të dhunshëm, përfshirë rreth 9 në 10 demokratë.

Gjetjet pasqyrojnë polarizimin politik të vendit, me një portretizim të rremë të asaj ngjarje, pavarësisht pamjeve të shumta që tregojnë plaçkitjen e ndërtesës me detaje rrëqethëse.

Trump dhe disa aleatë në Kongres dhe media konservatore e kanë minimizuar atë, duke e karakterizuar gabimisht sulmin si një shqetësim të vogël civil.

Është një pikëpamje që ndajnë shumë republikanë, edhe pse pak shkojnë aq larg sa të mbrojnë protestuesit.

Advertisement

Ndërkohë, përqindja e amerikanëve që fajësojnë Trumpin për trazirat e 6 janarit është rritur pak gjatë vitit të kaluar, me 57% që thonë se ai mban përgjegjësi të konsiderueshme për atë që ndodhi.

Në një sondazh të AP-NORC, të bërë në ditët pas sulmit, vetëm 50% e mbështesnin këtë vlerësim.

Rritja shihet edhe te republikanët, edhe pse relativisht pak mendojnë se Trumpi mban përgjegjësi të konsiderueshme.

“Por është ende vetëm një pakicë e republikanëve që e shohin Trumpin si përgjegjësin kryesor. Nga ana tjetër, demokratët dhe republikanët mendojnë se njerëzit që ishin atje, njerëzit që në fakt kryen veprimet, mbajnë përgjegjësi për atë që ndodhi” thotë Emily Swanson.

Advertisement

Rreth 7 në 10 amerikanë thonë gjithashtu se një komision i përzgjedhur i Dhomës së Përfaqësuesve duhet të vazhdojë hetimet për sulmin, ndërsa rreth 3 në 10 thonë se hetimi nuk duhet të vazhdojë.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi zgjodhi të gjithë anëtarët e komisionit, pasi hodhi poshtë përfaqësuesit e zgjedhur nga republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve.

Ligjvënësi Bennie Thompson, kryetar demokrat i komisionit, tha se është e rëndësishme që amerikanët të dinë se demokratët fillimisht u përpoqën të krijonin një komision dypartiak, me një numër të barabartë anëtarësh nga secila parti.

Por republikanët në Senat e bllokuan atë të miratohej./VOA

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy