Zgjohet nga koma shqiptarja që u plagos nga bashkëshorti pasi ia vrau dy djemtë në Gjermani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zgjohet nga koma shqiptarja që u plagos nga bashkëshorti pasi ia vrau dy djemtë në Gjermani

Të martën e 28 dhjetorit në Gjermani ndodhi një tragjedi e madhe në një familje shqiptare të Kosovës.

Flamur R. (44) qëlloi për vdekje dy djemtë e tij të moshës 11 dhe 13-vjeçare e tentoi ta vriste edhe bashkëshorten Avdije R. (38) duke e plagosur.

Më pas ai vrau veten. Gruaja Avdije R. ishte futur në komë artificiale.

Por, gazeta gjermane “Bild” raporton se ajo tash është zgjuar nga koma.

Advertisement

“Ajo nuk ka mundur të merrej në pyetje, pasi vlerësimi i mjekëve është se ende nuk mund të përgjigjet”, ka thënë kryeprokurorja Ulla Hingst.

Sipas hetimeve fillestare 44-vjeçari në mbrëmjen e natës së dytë të Krishtlindjeve kishte vrarë djemtë e tij 11 përkatësisht 13 vjet me nga një plumb.

Avdije R. është dërguar me disa plagë të marrë nga arma në spital.

E Flamur R. kishte vrarë veten pasi qëlloi gjithë anëtarët tjerë. Sipas hetimeve Flamur R. ka qëlluar tetë herë me armë.

Advertisement

“Janë gjetur tetë gëzhoja në shtëpi”, thotë Hingst.

Ndonëse fqinjët e familjes i kanë përshkruar si të lumtur, kryefamiljari besohet se ka qenë me temperament të lartë e se disa herë është raportuar në polici nga të afërmit e tij.

Hetuesit nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë rast, madje as kombësinë e viktimave.

Kryeprokurori Christian Braunëarth, ka thënë se “gjetjet aktuale tregojnë se çfarë ka ndodhur brenda familjes”.

Advertisement

Sipas Bild, pritet të vërtetohet në nëse babai ka qëlluar me armë të tjerët dhe më pas edhe veten.

44-vjeçari nuk kishte leje të armës. Motivi i vrasjes mbetet ende i paqartë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy