Ministri për Punë të Brendshme në largim, Oliver Spasovski sot ka apeluar deri tek qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që gjatë festave të fundvitit të festojnë me përgjegjësi dhe ti shmangen përdorimit të mjeteve piroteknike.
“Të festojmë me përgjegjësi dhe të kujdesemi për shëndetin tonë dhe më të afërmeve. Të mos vozisim nëse konsumojmë alkool, ose të mos pini nëse duhet të vozisni. Piroteknikën le t’u lihen profesionistëve, sepse vend shumë më i mirë për të festuar është shtëpia se sa Qendra Urgjente”, tha Spasovski në fjalimin e tij për Vitin e Ri.
The post Spasovski: Të festojmë me përgjegjësi, piroteknikën tua lëmë profesionistëve appeared first on Telegrafi.
Advertisement