Dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët/ Arrestohet polici në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhunonte bashkëshorten dhe fëmijët/ Arrestohet polici në Tiranë

Drejtoria Rajonale e SHÇBA Tiranë arrestoi në flagrancë Inspektor A.T., 54 vjeç, me detyrë punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë Nr. 1 Tiranë.

 

Arrestimi i tij u krye mbi bazën e kallëzimit të bashkëshortes dhe dy fëmijëve për dhunë fizike e psikologjike, në kohë e periudha të ndryshme prej disa vitesh. Po kështu, në dhunën e ushtruar ndaj tyre ka dyshime se punonjësi i policisë ka përdorur edhe armën e shërbimit. Mbi bazën e të dhënave të administruara, janë kryer veprimet e para hetimore dhe është arrestuar në flagrancë punonjësi i policisë A.T. për veprën penale “Dhuna në familje”.

 

Advertisement

Materialet procedurale ju referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy