Duke filluar prej sot nga ora 18:00, Qyteti i Shkupit ka vendosur si masë kundër ndotjes së ajarit, udhëtimi urban në qytet të jetë falas.
Kështu, qytetarë e kryeqytetit deri në një vendim të dytë, këto ditë mund të lenë makinat e tyre në shtëpi dhe të shfrytëzojnë shërbimin urban falas të NPT-së.
Masa të tjera kundër ndotjes së ajrit që ka ndërmarrë Qyteti i Shkupit janë: Inspektimi i përforcuar kundër ndotjes së ajrit, Kufizimi i aktiviteteve ndërtimore të objekteve nën juridiksionin e Qytetit të Shkupit, Kontroll intensiv i kantiereve, automjetet që dalin nga kantieret e ndërtimit, Larja e shpeshtë e rrugëve dhe bulevardeve të qytetit.
The post Prej sonte transporti në qytetin e Shkupit do të jetë falas, masa kundër ndotjes së ajrit appeared first on Telegrafi.