Reshjet e pandërprera të shiut kanë krijuar probleme në rrugën e Arbërit. Më e vështirë situata paraqitet në bypassin e Murrizit, ku ka pasur rënie të shumta gurësh.
Për pasojë, qarkullimi i automjeteve është rënduar, pasi drejtuesit e kanë pasur të vështirë lëvizjen.
Advertisement
Nga ana tjetër, autoritetet kanë nisur punën për pastrimin e këtij segmenti, ndërsa këshillojnë shoferët që të tregohen të kujdesshëm dhe të reduktojnë shpejtësinë, me qëllim evitimin e aksidenteve.