Rikthimi i reshjeve kryesisht gjatë natës, ka sjellë dëmtim të linjave të energjisë elektrike në disa zona të vendit.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes njoftoi se në orët e para të mëngjesit energjia mungon në Fieri, Fushë-Krujë, Lezhë dhe rreth Tiranës. Kompania njoftoi zyrtarisht se si pasojë e reshjeve të dendura energjia është stakuar për efekt sigurie, pasi disa nënstacione janë nën ujë dhe disa linja janë dëmtuar nga erërat e forta.
Administratori i shpërndarjes së energjisë, Petraq Lika, thotë se moti i keq do të na shoqërojë edhe për 24 orët e ardhshme, çka është një tregues se energjia do të mungojë deri në largimin e ujit nga nënstacionet.
Sipas të dhënave 90% e defekteve janë shfaqur në zona rurale dhe fshatra të thella, pasi furnizohen nga linja ajrore.
Grupet e punës janë njoftuar 48 orë para dhe po operojnë mbi planin e masave të gatishmërisë, ndjekur nga Despeciria Qendrore në OSHEE Group. Institucionet e rëndësishme, si spitalet dhe hisdrovorët furnizohen normalisht me energji elektrike.