Bënin kërdinë me vjedhje në banesa dhe biznese/ Arrestohen 4 persona në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bënin kërdinë me vjedhje në banesa dhe biznese/ Arrestohen 4 persona në Tiranë

Katër persona janë arrestuar në Tiranë pasi u kapën duke vjedhur një farmaci në zonën e Kombinatit.

 

 

Policia sqaron se këta persona janë autorë të 11 vjedhjeve të tjera në zonën e Tiranës, Durrësit dhe Belsjit. Ndërkohë është shpallur në kërkim edhe bashkëpunëtori i tyre.

Advertisement

 

Në kuadër të operacionit “Shtegtarët” u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Behar Allmuça, Klajdi Lila, Leonard Hoxha, Anderson Fidani.

 

* Më datë 16.12.2021, në Durrës, në dyqanin në pronësi të shtetasit E. Sh., dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash;

Advertisement

*Më datë 16.12.2021, në Durrës, në dyqanin në pronësi të shtetasit B. Sh., dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash;

* Më datë 18.11.2021, në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një sasi të papërcaktuar parash dhe paketa cigaresh në marketin në pronësi të shtetasit V. U.;

*Më datë 21.12.2021, në rrugën “Tefta Tashko” dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në farmacinë në pronësi të shtetases V. P.;

*Më datë 21.12.2021, në Qytetin e Nxënësve në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan;

Advertisement

*Më datë 25.12.2021, në rrugën “Budi”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe disa paketa cigaresh në marketin me menaxhere shtetasen A. Sh.;

*Më datë 25.12.2021, në qytetin e Belshit, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur një pajisje prerëse për materiale drusore në një banesë;

*Më datë 26.12.2021, në qytetin e Belshit, kanë tentuar të vjedhin një farmaci;

*Më datë 26.12.2021, po në qytetin e Belshit kanë tentuar të vjedhin një kancelari;

Advertisement

*Më datë 26.12.2021, në fshatin Pezë, në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit G. R.;

*Më datë 26.12.2021, në Durrës, në një market në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash;

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi A. F., 31 vjeç, dyshohet se është autor edhe i vjedhjes së 4 pikturave, në një dyqan.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet, një granatë (e gjetur në banesën e shtetasit K. L.), mjete të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, 1 biçikletë, 4 piktura, një sasi parash dhe një mjet prerës për lëndë drusore.

Advertisement

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të shpallur në kërkim, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy