Katër persona humbën jetën, pasi një varkë që transportonte dhjetëra emigrantë u fundos në jug të Greqisë.
Një zëdhënës i rojës bregdetare deklaroi se rreth 90 persona të tjerë arritën të dilnin në breg, ndërsa autoritetet kanë nisur një operacion për të shpëtuar jetët e emigrantëve.
Advertisement
Kjo ishte incideti i dytë brenda dy ditëve. Të mërkurën, tre emigrantë u mbytën kur një tjetër varkë u fundos në detin Egje. Dhjetëra njerëz që ishin në bordin e asaj varke, ende nuk janë gjetur. Aksidentet ndodhin teksa emigrantët përpiqen të arrijnë në territorin e Greqisë ose Italisë, nga bregu turk i Egjeut.