Skandali i publikimit të pagave dhe targave, jep dorëheqjen Drejtori i Sistemit Informativ të Tatimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skandali i publikimit të pagave dhe targave, jep dorëheqjen Drejtori i Sistemit Informativ të Tatimeve

Pas skandalit të publikimit të pagave dhe targave të më shumë se 600 mijë shqiptarëve, kanë nisur dorëheqjet.

 

Mësohet se ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra Drejtori i Sistemit Informativ të Tatimeve Ervin Muça. Dorëheqja e tij vjen pas publikimit të pagave të shqiptarëve për muajin maj dhe prill të vitit 2021, si dhe numrat e telefonit apo targat e makinave.

 

Advertisement

Ndërkohë, pas skandalit me publikimin e të dhënave personale të qytetarëve, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet, ku mëngjesin e sotëm ka marrë në pyetje 14 ekspertë IT të Tatimeve, ISSH dhe AKSHI-t, si dhe ka kryer një inspektim të kompjuterëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy