Jeton Shaqiri pritet të jetë ministër të Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri aktual i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Jeton Shaqiri pritet të jetë ministri i ri në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Siç raporton tv21, ai ka deklaruar se vendimet përfundimtare do t’i bëje të ditur partia javën e ardhshme, ndërsa më herët, ministria aktuale e MASH-it, Mila Carovska bëri të ditur se nuk do të jetë pjesë e qeverisë.

Ministria që drejton ai momentalisht do të jetë e udhëhequr Alternativa, ndërkaq edhe pozita e zv.ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës i takon kësaj partie.

Kujtojmë se sot u vërtetua dorëheqja e Zaevit, ndërsa presidenti i vendit, në afat prej 10 ditëve, duhet ta japë mandatin dhe më pas në afat prej 20 ditëve, mandatari duhet të publikojë programin e qeverisë dhe kabinetin qeveritar./Telegrafi/

Advertisement

The post Jeton Shaqiri pritet të jetë ministër të Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy