Basha: Ka presion politik ndaj SPAK që të mos hetohet skandali i publikimit të pagave!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Basha: Ka presion politik ndaj SPAK që të mos hetohet skandali i publikimit të pagave!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha është shprehur se ndaj organeve të drejtësisë ka një presion të madh politik për të mos hetuar deri në fund skandalin e publikimit të listës së pagave.

 

Basha gjatë konferencës së sotme për media theksoi se ka presione për mbylljen e hetimeve për inceneratorët. Ai tha se SPAK ka të gjithë mbështetjen e tij dhe të PD, teksa tu shpreh se do vijojë hetimi parlamentar.

 

Advertisement

“I bëj thirrje SPAK, BKH dhe SHISH që të krijojnë infrastrukturën e nevojshme që personat përgjegjës për këtë skandal të vihen para drejtësisë, të arrestojnë dhe të vënë përpara përgjegjësisë personat përgjegjës. Përfaqësitë e huaja në Tiranë të ofrojnë mbështetjen për këto struktura sepse informacionet pranë PD tregojnë për presion politik nga personat të përfshirë direkt në këtë skandal patronazhimi sikundër të vazhdon presion që skandali për inceneratorët të mbyllet me Kokën që është vetëm bishti”, tha Basha.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy