Skandali i pagave/ Basha: Konfirmim i skemës të krimit elektoral të sistemit të patronazhistëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Skandali i pagave/ Basha: Konfirmim i skemës të krimit elektoral të sistemit të patronazhistëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar mazhorancën për skandalin e publikimi të pagave të mbi 694 qytetarëve shqiptarë.

 

Teksa kryeministri Rama e cilësoi këtë një lëvizje të qëllimshme për të krijuar destabilitet, Basha u shpreh në një deklaratë nga selia blu se pas nxjerrjes së pagave të shqiptarëve fshihen patronazhistët.

 

Advertisement

” Edi Rama filloi me patronazhistët, sistemin që ai ndërtoi në funksion të masakrës zgjedhore të 25 prillit. Ju e dini se denoncimet tona atëherë përfshinë dhe vjedhjen e të dhënave personale. Të dhënat më sensitive të qytetarëve, marrë nga Drejtoria e Tatimeve, apo përmes të dhënave të tjera të disponueshme nga qeveria, i ishin vënë në dispozicion shtabit të partisë. Këtë gjë e di fare mirë Edi Rama. Kur thotë se janë marrë si copa-copa, konfirmon denoncimin tonë. Skandali i rrjedhjes së të dhënave, është konfirmim i skemës kriminale të krimit elektoral të sistemit të patronazhistëve. Edi Rama e di këtë, dhe kjo është arsyeja pse i mbron publikisht ata.

 

Patronazhistët i pret ndjekja penale, madje dhe dënimi me burg, në një shtet normal. Në veçanti ata që kanë ideuar dhe skenuar skemën e vjedhjes së të dhënave personale dhe publikimin e tyre. Është skandaloze, do ishte skandaloze edhe po të ndodhte para 12 apo 13 vitesh, kur morëm ftesën për në NATO. Është dyfish skandaloze sot, sa i takon aftësisë së vendit për të mbrojtur të dhënat personale. Është skandaloze, sepse vjen pas një sërë skandalesh që kanë përfshirë këtë qeveri, që në fillimet e qeverisjes”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy