![Aksident tragjik në Greqi/ Përmbyset makina, humb jetën 29-vjeçari shqiptar (Emri)](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2021/12/61c44485a26771640244397039-e1640253625993-717x400.jpg)
Një 29-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident fatal në Greqi të ndodhur natën e kaluar.
Mësohet se i riu që ka humbur jetën është Enkeled Biba nga Lezha. Ngjarja ndodhi në aksin Sisiou – Agiou Nikolaou, në kryqezimin e Milatou në Kretë, 30 minuta pas mesnate
Advertisement
Sipas mediave greke, i riu shqiptar humbi drejtimin e mjetit i cili doli nga rruga dhe u përmbys. U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për nxjerrjen e trupit të viktimës, i cili vitet e fundit jetonte dhe punonte në Kretë.