Deputeti i PD, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur me skandalin e publikimit të listë-pagesave të qytetarëve.
Boçi ka treguar faktet dhe ka përgënjeshtruar deklaratën e Fugës, ku ky i fundit shprehej se lista nuk ka dalë prej tyre sepse i mungon rubrika “Emri i plotë”.
Advertisement
“Si tha Fuga, dmth RAMA?!
Që lista nuk ka dalë nga ne sepse i mungon rubrika EMRI I PLOTË.
AdvertisementPor fakti flet ndryshe.
Rubrika është aty (rrethuar me jeshile).
Kjo dëshmon që ka dalë nga qeveria, nga Fuga e RAMA.
Dhe nuk ka dalë kot!
AdvertisementMe ujin e listë-pagesave, që mbetet superskandal, duan të shuajnë zjarrin e inceneratorëve, megaskandalit që arrin deri tek Rama”, shkruan Boçi në rrjetin social Facebook.