Avokati i Sasho Mijallkovit, Xvonko Davidoviq konsideron se dalja e klientit të tij nga paraburgimi është “vlerë evropiane”.
“Fillojnë të ringjallen vlerat evropiane në vend për shkak se një garanci e madhe ende nuk është ofruar deri tani. E paqartë ishte se një herë u refuzua garancia”, u shpreh Davidoviq.
Sipas tij, momentalisht zbatohet vendimi në Kadastër që të vendoset në hipotekë pronar, përkatësisht garancia dhe më pas do të zbatohet vendimi dhe Mijallkov do të jetë i lirë nga paraburgimi.
Kujtojmë se ish-drejtori Sasho Mijallkov dha 11 milionë euro garanci për t’u liruar nga paraburgimi dhe gjykata e pranoi./Telegrafi/
The post Avokati i Mijallkovit: Lirimi i Mijalkovit është ringjallje e vlerave evropiane appeared first on Telegrafi.