Ballkani i hapur” s’ka kthim pas/ Nënshkruhen 5 marrëveshje, zgjerim edhe me vende anëtare të BE-së

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ballkani i hapur” s’ka kthim pas/ Nënshkruhen 5 marrëveshje, zgjerim edhe me vende anëtare të BE-së

Me gjithë refuzimin e Kosovës, Malit të Zi dhe Bosnje Hercegovinës, “Ballkani i Hapur” është një realitet i pakthyeshëm. Kryeministri Edi Rama, homologu i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç janë të vendosur të vazhdojnë projektin e tyre me gjithë rezervat që si Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë, për aq kohë sa ai nuk përfshin të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Ballkani i Hapur është interes strategjik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve, përtej interesit të përbashkët rajonal dhe është interes i çdo vendi patjetër.Ballkani i Hapur nuk është konspiracion, është një proces çlirimi i forcave të punës nga gjithë pengesat burokratike dhe zinxhirët e legjislacioneve të ndryshme, është një unifikim sipas shëmbëlltyrës së Bashkimit Europian. Kush do të vrapojë, vrapon. Kush do të hidhet mbrapsht, hidhet mbrapsht. Të gjithë janë të lirë atë që duan, është shumë e thjeshtë, kështu që Ballkani i hapur nuk ndalet.

Advertisement

 

 

ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE

Për njerëzit që nuk e pranojnë këtë nismë thjeshtë do të humbasin. Nuk ka nevojë t’i lutemi askujt sepse në fakt, ka vetëm përfitime nga kjo nismë. Ky është një projekt paqeje pikë së pari e së dyti është një projekt i zhvillimi të përshpejtuar ekonomik.

Advertisement

 

 

ZORAN ZAEV
KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

Ballkani i Hapur është një proces i pakthimtë. Nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga ky rrugëtim,i cili ekskluzivisht kërkon të nxisë bashkëpunimin e njerëzve në rajon. Nuk ka asnjë nevojë që të mos fshijmë barrierat që pengojnë lirinë e qarkullimit të njerëzve, kapitalit, mallrave e shërbimeve.

Advertisement

 

Për të përforcuar qëndirmin se nuk ka kthim pas për “Ballkani i Hapur”, Edi Rama lajmëroi zgjerimin me vende anëtare të Bashkimit Evropian.

 

EDI RAMA
KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

Në Samitin vijues duam të kemi Italinë, Greqinë dhe Hungarinë , sa për ta nisur, së bashku me ne në Samitin e “Ballkanit të Hapur” sepse kemi kuptuar që nuk mjafton për njerëzit tanë, për prodhuesit tanë, për tregtarët, importues, eksportuesit tanë që të kenë tregti të lirë plotësisht si ata në BE, por ata kanë nevojë edhe të kenë më pak pengesa kur mbërrijnë në BE.

 

Asnjë ndryshim në qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës. E gatshme të ulet në tryezën e Ballkanit të Hapur për të ndërmarrë marrëveshje ekonomike por jo me simbolet që e përfaqësojnë si shtet të pavarur, arsyeja pse Prishtina zyrtare vazhdon t’i thotë jo kësaj nisme, për aq kohë sa Beogradi këmbëngul në mosnjohjen e Kosovës së pavarur, që është po aq një realitet i pakthyeshëm sa vetë “Ballkani i Hapur”.

 

Advertisement

ALEKSANDER VUÇIÇ
PRESIDENT I SERBISE

Nëse do të kisha problem që ata të shfaqeshin apo nëse do të zgjidhnim statusin e çështjes politike, kjo është në juridiksionin e dialogut në Bruksel, por sa u takon çështjeve ekonomike dhe lirive të lëvizjes së mallrave, të kapitalit, të njerëzve, jemi gati të punojmë sëbashku në kuadër të Ballkanit të Hapur e nuk kemi asnjë problem për këtë.

 

Pa hyrë ende në fuqi marrëveshjet e nëshkruara për njehsimin e dokumenteve për lejet e punës, identifikimin elektronik, për operatorët ekonomik dhe import-eksportit të produkteve bujqësore e blegtorale, tre udhëheqësit do të takohen në fund të shkurtit. Mikpritësi do të jetë kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe në Shkup do të vendoset heqja e barrierrave tarifore për eksportuesit dhe importuesit brenda tre vendeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy