Miratohet vaksina e parë proteinike kundër Covid, e njëjtë si vaksinat tradicionale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Miratohet vaksina e parë proteinike kundër Covid, e njëjtë si vaksinat tradicionale

Agjencia Evropiane e Barnave ka dhënë dritën jeshile për tregtimin me kusht në BE të vaksinës kundër Covid Nuvaxovid, prodhuar nga Novavax.

 

Është vaksina e parë proteinike, e pesta e autorizuar në Evropë. Novavax, ndryshe nga vaksinat mRNA (si Pfizer dhe Moderna) ose vektori viral (si AstraZeneca), është pjesë e vaksinave proteinike, një lloj i përdorur prej dekadash për infeksione të ndryshme virale, mes të cilave Hepatiti B. Funksionimi i saj bazohet në sigurimin e qelizave me proteina dhe adjuvantë.

 

Advertisement

EMA bëri të ditur se studimet kryesore tregojnë efikasitet 90%, por në variantet “e vjetra”, ndërsa të dhënat për efikasitetin ndaj Omicron janë të kufizuara.

 

Efektet anësore pas administrimit të dozave në studime ishin “të lehta ose të moderuara dhe të kufizuara në disa ditë pas marrjes s ëvaksinës”, kryesisht “dhimbje në vendin e injektimit, lodhje, dhimbje koke dhe ndjesi të vjelluri”.

 

Advertisement

Von der Leyen tha se kjo  është vaksina e pestë e sigurt dhe efektive në portofolin e vaksinave, duke ofruar mbrojtje shtesë për qytetarët evropianë kundër pandemisë.

Presidentja e Komisionit të BE-së, shprehu “kënaqësinë”  për dritën jeshile që ka marrë tregtimi i vaksinës “në një kohë kur varianti Omicron po përhapet me shpejtësi  në Europë./Tgcom

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy