The Economist
Njerëzit shpenzojnë më shumë, marrin përsipër më shumë rreziqe dhe kërkojnë më shumë nga politikanët.
Brom-et e mëparshme pas pandemive kanë qenë një mësim për shumicën prej nesh. E para është se megjithëse njerëzit janë të prirur të dalin dhe të shpenzojnë sapo të kalojë kërcënimi i pandemisë, ka ende disa pasiguri që mbeten.
E dyta është se struktura e ekonomisë i nënshtrohet një revolucioni. Automatizimi rritet dhe njerëzit bëhen më sipërmarrës.
E fundit është se paqëndrueshmëria politike tenton të rritet, pasi ata që kanë vuajtur gjatë një pandemie kërkojnë të përmirësohen. Për këdo që ka lexuar “ Les Miserbles” pandemia kontribuoi gjithashtu në një lloj tjetër revolucioni. Të varfrit e qytetit, të goditur më së shumti nga sëmundja, ishin kundër të pasurve, të cilët u larguan në shtëpitë e tyre në fshat për të shmangur infektimin. Franca vuajti nga paqëndrueshmëria politike për vite me radhë, raporton abcnews.al
Pandemia e kolerës në fillim të viteve 1830 goditi rëndë Francën. Rreth 3% e parizienëve humbën jetën brenda një muaji, ndërkohë spitalet ishin të mbingarkuar nga pacientë, sëmundjet e të cilëve mjekët nuk mund t’i shpjegonin.
Fundi i murtajës shkaktoi një ringjallje ekonomike, me Francën që ndoqi Britaninë në një revolucion industrial.
Pra, si do të rigjallërohet ekonomia pas pandemisë?
Pas zhvillimit të vaksinave dhe heqjes së kufizimeve në shumë vende, ekonomia ka filluar të rikuperohet. Megjithatë, situata është ende e paqartë për shumë ekonomistë dhe politikëbërës. Pra, le t’i hedhim një vështrim historisë dhe çfarë na tregon ajo për bumin post-pandemik?
Historia na sugjeron që pas një sërë ndërprerjesh si luftërat botërore dhe pandemitë, Prodhimi i Brendshëm Bruto i rikthehet normalitetit.
Ne duhet të mësojmë 3 gjëra kryesore: Njerëzve u pëlqen të shpenzojnë, krizat inkurajojnë biznesin të përdorë inovacione të reja dhe paqëndrueshmëria politike.
Njerëzit pëlqejnë të shpenzojnë
Historia na ka treguar që njerëzit kursejnë gjatë fazës së parë të rimëkëmbjes ekonomike ndërsa nuk ka më mundësi për të shpenzuar. Edhe në gjysmën e parë të viteve 1870, normat e kursimeve të familjeve britanike u dyfishuan gjatë epokës së lisë. Norma e kursimeve në Japoni u dyfishua gjatë Luftës së Parë Botërore.
Por gjithashtu ka një udhëzues se çfarë bëjnë njerëzit pasi i rikthehen normalitetit. Shpenzimet rriten së bashku me punësimin. Kur gripi spanjoll u eliminua në vitin 1920, Amerika u pa si një komb “i sëmurë dhe i lodhur”. Goldman Sachs, një konsumator amerikan shpenzoi vetëm 20% të kursimeve të tij gjatë viteve 1946–49 (pas Luftës së Dytë Botërore). Dhe në vitin 1949, ekonomia hyri në recesion. Prandaj, nuk ka shumë prova të rritjes së inflacionit që shkakton pandemia.
Përdorimi i risive të reja
Disa njerëz mund të provojnë risi të reja për të fituar para. Historianët besojnë se “Murtaja” i ka bërë europianët më aventurierë. Largimi me anije dhe lundrimi drejt tokave të reja është diçka më pak e rrezikshme në krahasim me njerëzit që vdesin në shtëpi. Sipas Byrosë Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike të botuar në 1948, numri i startup-eve u rrit gjatë vitit 1919.
Ekonomistët kanë bërë një tjetër lidhje midis pandemisë, punës dhe teknologjisë. Një studim i FMN-së i ka cilësuar shpërthimet e fundit me Ebola dhe SARS. Gjetjet sugjerojnë se pandemia po përshpejton punësimin e robotëve, veçanërisht kur shëndeti është një çështje e rëndësishme – për shembull, rritja e automatizimit në Amerikë gjatë viteve 1920.
Disa madje kanë gjetur një lidhje midis Murtajës dhe shtypit të Johannes Gutenberg. Sipas një dokumenti të publikuar nga Banka e Rezervës Federale të San Franciskos, pagat reale janë rritur pas pandemisë. Ndonjëherë, përmes mekanizmit makabër.
Paqëndrueshmëria politike
Vuajtjet e njerëzve bëjnë që të ndryshojnë edhe qëndrimet ndaj klasës punëtore. Raste të tilla kanë çuar në trazira politike. Kjo për shkak se pandemitë ndonjëherë mund të na detyrojnë të shikojmë pabarazitë para-ekzistuese dhe paqëndrueshmërinë politike.
Ebola në 2013-2016 rriti dhunën në Afrikën Perëndimore me 40%.
“Është e arsyeshme të supozohet se, ndërsa pandemia zbehet, trazirat mund të rishfaqen në vende që ka ekzistuar më parë”, sipas studiuesve. Trazirat sociale duket se arrijnë kulmin dy vite pas përfundimit të pandemisë.
Prandaj, vlerësoni bumin derisa të jetë i qëndrueshëm, pa kaluar shumë kohë, pasi mund të ketë një pikë kthesë të rëndësishme në histori./ abcnews.al