Balla takon ambasadorin e Britanisë së Madhe/ Zbardhen diskutimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla takon ambasadorin e Britanisë së Madhe/ Zbardhen diskutimet

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla priti sot në një takim me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith.

 

Balla deklaron se rritja e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit britanik ishte një nga pikat e diskutimit, ku asistimi me ekspertizë në draftimin e legjislacionit apo në procesin e konsultimit me shoqërinë civile dhe grupet e interesit mbetet një prioritet i rëndësishëm.

 

Advertisement

Gjithashtu Balla e informoi Ambasadorin britanik mbi gadishmërinë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të bashkëpunuar me opozitën për reforma me rëndësi si vazhdimi zbatimit të reformës në drejtësi apo reforma zgjedhore e cila duhet të hartuar në përputhje me rekomandimet e raporteve ndër vite të OSBE/ODIHR.

 

” Mirëprita sot në një takim Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Shqipëri Alastair King-Smith. Rritja e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Parlamentit britanik ishte një nga pikat e diskutimit, ku asistimi me ekspertizë në draftimin e legjislacionit apo në procesin e konsultimit me shoqërinë civile dhe grupet e interesit mbetet një prioritet i rëndësishëm. E informova Ambasadorin britanik mbi gadishmërinë e grupit parlamentar të Partisë Socialiste për të bashkëpunuar me opozitën për reforma me rëndësi si vazhdimi zbatimit të reformës në drejtësi apo reforma zgjedhore e cila duhet të hartuar në përputhje me rekomandimet e raporteve ndër vite të OSBE/ODIHR”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy