Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pas incidentit te zyrat e FRPD-së në selinë blu.
I pyetur nga gazetarët për akuzat e Belind Këlliçit se dera e zyrës ishte thyer, Basha tha se ishte informuar që zyra ishte hapur nga mbështetësit e ish kryeministrit Sali Berisha, kjo pasi sipas tyre ishte ndërruar brava.
Advertisement
“Unë jam informuar që dyert i kanë thyer ata që erdhën me zotin Berisha. I kanë thyer se sipas tyre ishte ndërruar brava. Nëse doni të merreni me brava ditën e dytë pas arrestimit të Kokës, dhe unë kërkoj arrestimin e Edi Ramës, syri qoftë, plastë syri i keq. Sa për 18 dhjetorin, ka një PD, ka një Kuvend Kombëtar, ka një Statut, kemi zgjedhur të ardhmen”, deklaroi Basha.