Ditën e sotme mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata por dhe të ftohta njëkohësisht.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në relievet malore parashikohen vranësira kalimtare. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 1 deri 8m/sek dhe përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet e fortë 10-16m/s duke u shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -4 deri 2°C në zona e ulëta -1 deri 11°C në zona bregdetare 2 deri 11°C
Pjesa lindore dhe ajo veriore e Rajonit të Ballkanit vijon të jetë nën ndikimin e një qendre të presionit të ulët atmosferik. Në këto zona moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar në formën e shtrëngatave si dhe reshje dëbore në relievet malore. Pjesa tjetër e Rajonit parashikohet me mot kryesisht të kthjellët si dhe rënie të temperaturave në vlerat e mëngjesit.
Përsa i përket kontinetit Europian pjesa më e madhe e tij do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosfrike. Moti parashikohet me altenime me kthjellime si dhe alternime vranësirash. Pjesa tjetër e kontinentit Veriu, Veriperendimi dhe Lindja parashikohet me mot të paqëndrueshëm me vranesira dhe rreshje shiu e dëbore.