Këtë fillim dhjetori, euro preku nivelin më të ulët që nga gushti i vitit 2019, në kursin e këmbimit valutor. Në datën 6 dhjetor, monedha europiane u këmbye me 120.9 lekë, duke rënë për herë të parë këtë vit poshtë nivelit të 121 lekëve. Kurbën rënëse të euros ekspertët e lidhin kryesisht me sasinë e madhe të monedhës në treg.
ADRIAN CIVICI
AdvertisementEKSPERT PER EKONOMINE
“Është një fenomen tipik, ku oferta e euros në treg është shumë e madhe. kjo lidhet me faktorë që lidhet me fundin e sezonit turistik, por edhe afrimin e festave, kur hyn një sasi e madhe euroje. Nga ana tjetër vijon të jetë prezente euroja nga sektori informal, duke ndruyshuar ekuilibrin mes euros dhe lekut.”
ENRIKO CEKO
EKSPERT PER EKONOMINE
“Duket se në treg ka shumë euro në qarkullim. Një pjesë e eurove janë para që vijnë nga remitancat, nga emigrantët. Këto dy javët e para të dhjetorit, ka një rënie të kërkesës për konsum, që pritet të rregullohet gjatë periudhës së vitit të ri. Duke mos blerë njerëzit, nuk konsumohet dhe nuk importojmë. Duke mos inportuar nuk ka kërkesë për monedhë të huaj dhe shqipëria tregtinë kryesisht e bën me monedhë të huaj.”
Ka disa situata kur rënia e euros është një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë.
ADRIAN CIVICI
EKSPERT PER EKONOMINE
Advertisement“Pozitiv ka te njerëzit që kanë marrë kredi në euro dhe forcimi i lekut ia bën këstet e kredisë më të lira. Edhe përsa u përket importeve shqiptare, kur blejmë jashtë me një euro më të dobësuar, edhe importet mund të kenë favore.”
ENRIKO CEKO
AdvertisementEKSPERT PER EKONOMINE
“Me rënien e euros automatikisht niveli i borxhit publik të Shqipërisë bie si përqindje. Nëse do të blejnë apartamente, është një lajm i mirë.”
Por nga ana tjetër, sipas ekspertëve, nënçmimi i monedhës europiane përkthehet në një goditje të fortë për biznesin fason.
ENRIKO CEKO
EKSPERT PER EKONOMINE
“Rënia e euros është një grusht i rëndë për industritë fason që paguhen me euro nga partnerët e tyre ndërkombëtarë. për qytetarët e tyhjeshtë, varet se për çfarë do i përdorin paratë.”
Advertisement
ADRIAN CIVICI
EKSPERT PER EKONOMINE
Advertisement“Për eksportuesit shqiptarë, dobësimi i euros janë të ardhura më të ulëta për aktivitetin e tyre.”
Që të dy ekspertët ndajnë mendimin se tashmë kemi hyrë në një ekuilibër të ri mes lekut dhe euros sa i përket kursit të këmbimit.