Forca të shumta policie kanë rrethuar në një perimetër të gjerë selinë e Partisë Demokratike në Tiranë.
Në hyrjen e godinës së Parlamentit që është ngjitur me godinën e PD, ndodhën disa furgona policie. Ndërkohë vihet re edhe një prani e madhe efektivësh në të gjithë zonën përreth këtij objekti.
Advertisement
Prania e forcave të rendit rreth godinës së PD-së është shtuar gjatë minutave të fundit teksa pritet të përfundojë edhe Kuvendi i thirrur nga Berisha, në të cilin po votohet shkarkimi i Lulzim Bashës.
Advertisement