Armët e së ardhmes: Ato me mikrovalë tashmë janë reale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Armët e së ardhmes: Ato me mikrovalë tashmë janë reale

Armët fantastiko-shkencore janë shfaqur paralelisht me këtë gjini të letërsisë. Armët me rreze lazer, ato me mikrovalë etj. Shumë prej tyre janë ende trillime, por disa po shkojnë drejt bërjes realitet. Për shembull, armët me rreze lazer po testohen aktualisht nga ushtria amerikane, dhe shumë ekspertë spekulojnë se ato janë tashmë afër përdorimit.

Por diçka tjetër që po testohet nga ekspertët ushtarakë janë armët me mikrovalë. Ajo që ka ngacmuar më shumë fantazinë e njeriut në këtë aspekt është saga e “Star Wars”, që për gjysmë shekulli ka shfaqur të gjitha llojet e armëve të çmendura, por që shumë prej tyre nuk kanë ende ndonjë ekuivalente në botën reale.

Por kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. Disa sisteme të fundit të armëve dhe eksperimente të kryera brenda dhe jashtë SHBA-së, kanë arritur të tregojnë me sukses përdorimin e teknologjisë së armëve me mikrovalë me një fuqi të lartë.

Këto të fundit mund të shkaktojnë shumë dëme. Në teori, një rreze mikrovale me valë të gjata, mund të shkaktojë dëmtime të rënda tek qelizat dhe indet e trurit të njeriut, dhe t’i verbojë përgjithmonë ushtarët dhe njerëzit e tjerë aty pranë.

Advertisement

Armët me mikrovalë me fuqi të lartë (HPM), përdorin rrezet e përqendruara të energjisë elektromagnetike (frekuenca që variojnë nga 500 Megaherc në 3 Gigaherc). Ato janë në gjendje të ç’aktivizojnë sistemet elektronike, të ç’armatosin rrjetet e mbrojtjes ajrore, dhe të shkatërrojnë objektet e armikut.

Armë të tilla quhen gjithashtu edhe armë të energjisë së drejtuar (DEW), dhe ato janë në gjendje të lëshojnë energji në formën e mikrovalëve, rrezeve lazer, plazmës ose rrezeve zanore. Mikrovalët janë në thelb një formë e rrezatimit elektromagnetik.

Gjatësia e valës së armëve me mikrovalë varion nga 1 metër në 1 milimetër, dhe ato punojnë në një frekuencë midis 300 Megaherc dhe 300 Gigaherc. Është e sigurt të thuhet se mikrovalët mund të bëjnë shumë dëme. Mjafton të mendoni pak për furrën tuaj me mikrovalë që e ngroh aq shpejt ushqimin ose pijet.

Por mikrovalët mund të përdoren për të transmetuar energji në distanca të gjata, dhe ky është parimi mbi të cilin funksionojnë edhe armët me mikrovalë. Një sistem i fuqishëm i armëve me mikrovalë përmban 3 njësi kryesore:një burim energjie që prodhon impulse elektrike të tensionit të lartë; një burim HPM që gjeneron mikrovalë ose nga një rreze elektronike lineare (duke shndërruar energjinë kinetike të elektroneve në rrezatim elektromagnetik); ose drejtpërdrejt përmes burimeve impulsive si qarqet elektronike; dhe së fundi, një antenë që lejon fokusimin e mikrovalëve me fuqi të lartë mbi një objektiv.

Advertisement

Në dallim nga njësitë tradicionale të artilerisë, sistemet e armëve me mikrovalë nuk kërkojnë ndonjë municion fizik por sasi të mëdha të energjisë elektrike, gjithashtu atomund të punojnë edhe me kimikate që shpërthejnë. Në janarin e vitit 2019,Departamenti i Mbrojtjes zbuloi se ushtria amerikane po planifikon të krijojë një sistem me lazer, Ultrashort Pulse (USPL), në mënyrë që të përmirësojë aftësitë e saj taktike.

Por USPL nuk është projekti i vetëm që po merret me zhvillimin e armëve me mikrovalë. Zyra e Aftësive të Shpejta dhe Teknologjive Kritike (RÇTO) në ushtrinë e SHBA-së ka zhvilluar një sistem të mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi, me manovra të drejtuara me energji (DEM SHORAD), për të rrëzuar dronët e armikut.

Ndërkohë, një raport i vitit 2018 nga gazeta “South China Morning Post”, zbuloi se Kina ka zhvilluar një pushkë lazer të mundësuar nga fuqia e prodhuar nga kombinimi litium-jon, dhe që mund të godasë me mikrovalë të padukshme mbi objektivat që synon, madje të shkaktojë edhe përfshirjen e objektivit në flakë.

Kjo armë sulmi jo-vdekjeprurëse quhet ZKZM-500, dhe thuhet se do të përdoret nga policia kineze dhe nga ushtria në operacionet e fshehta ushtarake në të ardhmen. Megjithatë, shumë ekspertë kanë ngritur dyshime në lidhje me pretendimet e bëra nga Instituti Xian i Optikës dhe Mekanikës Precize mbi rrezen dhe aftësitë gjuajtëse të ZKZM-500.  

Advertisement

Edhe prodhuesi evropian i armëve MBDA, po zhvillon një sistem armësh lazer të quajtur “Dragonfire” që mund të vendoset në anijet luftarake të Marinës Mbretërore britanike. Ky sistem i ri LDEW (armë energjitike të drejtuara nga lazerat), do të jetë në gjendje të qëllojë me rreze lazer me fuqi prej disa mijëra kilovatësh, duke siguruar mbrojtje kundër dronëve dhe njësive të tjera ajrore të armikut.

Një video e publikuar nga Marina e SHBA-së në majin e vitit 2020, tregon një provë të suksesshme të armës-lazer të kryer në një anije luftarake. Gjatë provës, një armë me fuqi 150 kë qëlloi me një rreze energjie një dron që fluturonte në qiell. Ky i fundit mori zjarr sapo ra në kontakt me rrezen duke u shkatërruar.

Organizata indiane e Kërkimit dhe Zhvillimit në fushën e Mbrojtjes (DRDO), po punon në një projekt sekret të quajtur “Durga II”, që është në fakt një armë me rreze. Edhe vende të tjera si Rusia, Australia dhe Izraeli, kanë zhvilluar gjithashtu sistemet e tyre të armëve lazer të bazuara tek mikrovalët.

Disa nga këto sisteme janë vendosur tashmë në gatishmëri, ndërsa të tjerët janë në fazën e testimit ose zhvillimit. Kur krahasohen me artilerinë tradicionale, armët me mikrovalë kanë shumë përparësi taktike. Për shembull, armët me mikrovalë e godasin objektivin pa u ndikuar nga ndonjë faktor i jashtëm si era, moti, inercia, graviteti, etj.

Advertisement

Për më tepër, ushtarët e ushtrisë armike nuk mund të shohin dhe as të dëgjojnë ndonjë të shtënë me mikrovalë që afrohet, në rast se nuk kanë sensorë zbulues specifikë. Për më tepër, armët me mikrovalë kërkojnë vetëm një njësi furnizimi me energji elektrike dhe asnjë njësi tjetër logjistike të rëndë apo furnizim me municione gjatë një misioni.

Këto janë arsyet kryesore pse vendet dhe kompanitë e mbrojtjes, po shpenzojnë miliona dollarë për krijimin e armëve efikase me mikrovalë. Por vendet e zhvilluara po zhvillojnë edhe armë të tjera si ajo me valë zanore, të cilat mund të shkaktojnë dhimbje të forta koke, gjakderdhje në vesh, dridhje të kokërdhokëve të syve,madje edhe humbje të përhershme të dëgjimit. 

ZME Science – Bota.al

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy