Policia shpall në kërkim një shtetas në lidhje me ekzekutimin e Rakip Rrolit ditën e sotme në fshatin Sanxhak të Kurbinit.
Personi i shpallur në kërkim është me iniciale S.L, qe mund te jete ndihmuar edhe nga djali i tij.
Për moment nuk ka detaje të tjera në lidhje me identitetin e këtij shtetasi, mirëpo ka dyshime se ngjarja e rëndë mund të ketë lidhje me aktivitetin e dyshimte të djemve të Rakip Rrolit, të cilët janë hetuar pas 2017 për trafik droge.
Emiljano dhe Isuf Rroli dyshohet se jane perfshire ne kete aktivitet kriminal.
Kësisoj edhe pista kryesore e hetimit për këtë ekzekutim lidhet me prishjen e pazareve në trafikun e drogës.
Ndërkohe nuk është përjashtuar edhe hetimi I ngjarjes së 25 qershorit 2011 kur Rakip Rroli se bashku me disa persona kanë rrahur rëndë një 22-vjecar, ngjarje për të cilin biznesmeni Rroli bëri disa vite burg.