Biden i përcjell Zelenskiy-t mbështetje për sovranitetin e Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Biden i përcjell Zelenskiy-t mbështetje për sovranitetin e Ukrainës

Presidenti amerikan dhe ai i Ukrainës diskutuan mënyrat për t’i ofruar siguri, mbështetje financiare dhe politike Kievit gjatë një bisede telefonike të enjten, tha në një deklaratë zyra e Presidentit Volodymyr Zelenskiy.

 

Zelenskiy i tha gjithashtu presidentit amerikan Joe Biden se Ukraina kishte “propozime të qarta” se si të zhbllokonte procesin e paqes në rajonin lindor të Donbasit, thuhet në deklaratë.

 

Advertisement

Zelenskiy dhe Bideni folën ndërsa Rusia vazhdoi një retorikë armiqësore ndaj Ukrainës dhe e krahasoi krizën atje me momentin më të rrezikshëm të Luftës së Ftohtë. Rusia pret që presidenti Biden ta ftojë atë në bisedimet e mundshme me vendet e NATO-s.

 

Presidenti Joe Biden tha këtë javë se SHBA-të do të marrin një rol më të drejtpërdrejtë në diplomaci për të trajtuar shqetësimet e Presidentit rus Vladimir Putin mbi Ukrainën, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të bindur udhëheqësin rus që të mos sulmojë fqinjin e saj perëndimor.

 

Advertisement

Por çdo negociatë për ta zgjidhur në mënyrë paqësore çështjet e ndërlikuara të rivalitetit Lindje-Perëndim, do ishin si një ‘fushë e minuar” për presidentin e SHBA.

 

Zoti Biden bëri ofertën e tij për angazhimin e diplomacisë amerikane gjatë një bisede dy-orëshe në internet me zotin Putin të martën. Ai ofroi që negociatave t’u bashkohen edhe vendet evropiane, jo vetëm për të zgjidhur konfliktin në Ukrainën lindore, por dhe për të trajtuar kundërshtimet më të mëdha strategjike të zotit Putin ndaj NATO-s, zgjerimin e saj dhe ndërtimin e kapaciteteve ushtarake të aleancës gjithnjë e më afër kufijve të Rusisë.

 

Advertisement

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se Presidenti Joe Biden i përcolli zoti Zelenskiy mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës gjatë telefonatës së zhvilluar sot./VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy