Escobar, mesazh të fortë në Tiranë/ Del axhenda, takohet me Ramën dhe Bashën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Escobar, mesazh të fortë në Tiranë/ Del axhenda, takohet me Ramën dhe Bashën

Zëvendësndihmës sekretari i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike,  Gabriel Escobar do të zhvillojë të enjten, me 9 dhjetor, vizitën e tij të parë në Shqipëri.

 

Në një postim në rrjetin sociale twitter, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri të ditur se vizita e zyrtarit të lartë është e fokusuar  në thellimin e miqësinë e dy vendeve bazuar në vlerat e përbashkëta.

 

Advertisement

Escobar do të takohet me kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Uashingtonit për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime.

 

I dërguari i posaçëm do të nënvizojë gjithashtu edhe vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor.

 

Advertisement

Vizita e Gabriel Escobar ndodh dy ditë përpara mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, të organizuar nga  Sali Berisha i shpallur “Non grata” nga departamenti amerikan i shtetit.

 

Ndaj vizita shihet si një mesazh i rëndësishëm, pasi ish-lideri historik i të djathtës ka ashpërsuar tonet dhe është në një përplasje me Uashingtonin.

 

Advertisement

Madje Berisha ka paditur në gjykatën e Parisit sekretarin  amerikan të shtetit, Entoni Blinken.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy