Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.
Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 1,440 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 172 qytetarë, ndërsa kanë ndërruar jetë 5 shtetas.
78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.
Janë 6,359 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,428 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (06 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 172
Të shëruar në 24 orë 190
Të shtruar në spitale 145
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1,440
Testime totale 1,406,517
Raste pozitive 201,902
Raste të shëruara 192,428
Raste Aktive 6,359
Humbje jete 3,115
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve