
Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë pasdite në Lezhë.
Mësohet se një automjet ka përplasur një këmbësor, ndërsa ky i fundit është plagosur rëndë. Identiteti i të plagosurit ende nuk bëhet me dije ndërsa mësohet se po dërgohet drejt spitalit.
Advertisement
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.