TRE TË ARTA, PËR TRE KUALIFIKIME PËR EVROPIANIN E KARATESË
Tre medalje të arta dhe një të argjentë, për sportistë e klubit “Drini” në ditën e dytë të kampionatit përzgjedhës, për kampionatin Evropian në karate, që në muajin shkurt 2022, do të zhvillohet në Pragë të Çekis.
Gresa Mustafai edhe në ditën e dytë e pamposhtur, në kategorinë kadete +54kg. Në stilin e një kampioneje, i fitoi bindshëm tre kundërshtaret e saja dhe me meritë, fitoi “vizën” për Kampionatin Evropian.
Në ditën e dytë, shkëlqeu Hamza Zylali në kategorinë junior +76kg. Në ditën e parë, u radhit i dyti, ndërsa sot, me tre lufta, të fituara, kualifikohet për në kampionatin Evropian.
Medalja e tretë e artë u fitua nga Zana Xheladini, e cila gjithashtu kualifikohet për Kampionatin Evropian.
Loriana Ramo edhe pse në ditën e parë u shpall kampione shteti, sot nuk arriti ta ruajë vendit e parë, duke u stolisur me medaljen e argjentë.
Jam shumë i kënaqur me rezulatin e arritur në këto dy ditë, të kampionatit dhe playoff-it.
Sportistëve tanë ju urojmë shëndet dhe shumë suksese në aktivitetet e radhës!
Alim Hajredini
The post Shkëlqen përsëri Gresa Mustafai e KK.”Drini”,Strugë,fitoi “vizën” për Kampionatin Evropian (FOTO) appeared first on Struga Ekspres.