Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit.
“Në territorin e Shkupit janë shqiptuar 121 masa prej të cilave 16 janë për tejkalim shpejtësie, 12 për vozitje pa leje, 32 për këmbësorë, tre dënime për automjetet e paregjistruara dhe 38 për parkim jo të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.
Aksionet të këtilla do të ketë edhe gjatë ditëve të ardhshme.
Advertisement
“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë rregullat në mënyrë që ta risim sigurinë në komunikacion”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/
The post Shkup, 121 gjoba për kundërvajtje në komunikacion appeared first on Telegrafi.